• Home  
  • Hiqet pas dy dekadash porta tek Gjirit i Kakomesë
- Politikë

Hiqet pas dy dekadash porta tek Gjirit i Kakomesë

Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha, ka dhënë detaje nga zhvillimi i protestës qytetare në Tiranë në ditën e 20-të të saj. Në një lidhje me Review me Greta Topjanën, Hoxha ka thënë se këtë të premte protestuesit e kanë cilësuar heqjen e portës në Gjirin e Kakomesë si një fitore të lëvizjes së tyre. […]

Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha, ka dhënë detaje nga zhvillimi i protestës qytetare në Tiranë në ditën e 20-të të saj. Në një lidhje me Review me Greta Topjanën, Hoxha ka thënë se këtë të premte protestuesit e kanë cilësuar heqjen e portës në Gjirin e Kakomesë si një fitore të lëvizjes së tyre. Sipas gazetarit, porta qëndronte aty prej dy dekadash.

“Është cilësuar si një lloj fitoreje fakti që edhe në Gjirin e Kakomesë, një nga gjiret më të bukura të bregut jugor të Shqipërisë, i cili prej më shumë se dy dekadash ka qenë i bllokuar për të shkuar me rrugë tokësore. Edhe sot ka pasur disa pamje të shpërndara ku hiqej porta metalike në Gjirin e Kakomesë. Edhe nga disa protestues është cilësuar si fitorja e radhës. Pra, pas heqjes së gardhit metalik në zonën e Zvërnecit, e më pas në zonën e Rrjollit, edhe heqja e asaj porte që të çon në Gjirin e Kakomesë është cilësuar fryt i kësaj proteste të pandërprerë”, tha Hoxha.