• Home  
  • Nga Agron Loka: Po, nuk kemi parë gjë akoma
- Opinion

Nga Agron Loka: Po, nuk kemi parë gjë akoma

Nuk kemi parë gjë akoma Për vite me radhë, denoncimet publike të Prof. Dr. Sali Berishës janë anashkaluarr, janë mohuar dhe janë cilësuar si propagandë politike nga qeveria dhe mekanizmat e saj mediatikë. Sot, shumë prej këtyre denoncimeve po marrin konfirmim institucional përmes hetimeve, dosjeve penale dhe fakteve që po dalin në dritë. Ato lidhen […]

Nuk kemi parë gjë akoma

Për vite me radhë, denoncimet publike të Prof. Dr. Sali Berishës janë anashkaluarr, janë mohuar dhe janë cilësuar si propagandë politike nga qeveria dhe mekanizmat e saj mediatikë.

Sot, shumë prej këtyre denoncimeve po marrin konfirmim institucional përmes hetimeve, dosjeve penale dhe fakteve që po dalin në dritë. Ato lidhen me dyshime të rënda për korrupsion, shpërdorim të pasurisë publike, lidhje të pushtetit me krimin, deformim të zgjedhjeve dhe cenuarjen e interesave kombëtare.

Ajo që deri dje paraqitej si “akuzë e opozitës”, sot gjendet në dokumente zyrtare, në procedime penale dhe në dosje që rëndojnë mbi ministra, ish-ministra, kryetarë bashkish dhe funksionarë të lartë të kësaj qeverisjeje.

Por kjo është vetëm pjesa e dukshme.

Përmasat e vërteta të abuzimit me pushtetin, të grabitjes së pronës dhe të pasurive publike, të koncesioneve, tenderëve dhe marrëveshjeve të errëta ende nuk janë zbardhur plotësisht. Drejtësia ka prekur disa degë, por ende nuk ka arritur te rrënjët e sistemit që i ka prodhuar dhe mbrojtur këto afera.

Përgjegjësia nuk mund të kufizohet vetëm te vartësit. Nuk mund të ketë ministra, deputetë, kryetarë bashkish dhe drejtorë të përfshirë në çështje të rënda, ndërsa drejtuesi politik i qeverisë të pretendojë se nuk ka parë, nuk ka dëgjuar dhe nuk ka ditur asgjë.

Një pushtet që kontrollon gjithçka nuk mund të shpallet i pafajshëm pikërisht kur duhet të mbajë përgjegjësi.

Shqiptarët ende nuk e dinë të gjithë të vërtetën për mënyrën se si është përdorur shteti, si janë shpërndarë paratë publike, si janë favorizuar klientët e pushtetit dhe si janë cenuar interesat strategjike të vendit.

Prandaj, pavarësisht asaj që është zbuluar deri më sot, mund të thuhet me bindje:

Nuk kemi parë gjë akoma.

E vërteta e plotë do të jetë shumë më e rëndë se ajo që kemi mësuar deri tani. Dhe kur ajo të dalë në dritë, askush nuk do të mund të thotë se nuk ishte paralajmëruar.