• Home  
  • “Atdheu nuk është pronë, protesta nuk është biznes dhe liria nuk ka pronar.”
- Pa Kategori

“Atdheu nuk është pronë, protesta nuk është biznes dhe liria nuk ka pronar.”

Kujdes nga ai që sot thotë: “Protesta është e imja, sheshi është i imi, e drejta është e imja, atdhetarizmi është i imi.”Kush e quan veten zot të kauzës, nesër do të kërkojë të bëhet zot i kombit Sepse nesër, kur të ketë pushtet, do të thotë: Shqipëria është e imja, gjykimi është i imi, […]

Kujdes nga ai që sot thotë: “Protesta është e imja, sheshi është i imi, e drejta është e imja, atdhetarizmi është i imi.”
Kush e quan veten zot të kauzës, nesër do të kërkojë të bëhet zot i kombit

Sepse nesër, kur të ketë pushtet, do të thotë: Shqipëria është e imja, gjykimi është i imi, verdikti është i imi, e vërteta është e imja.

Kështu fillon çdo arrogancë politike: duke përvetësuar kauzën, për të përvetësuar më pas shtetin.
E kemi parë njëherë këtë film.
E mbani mend sloganin e Rilindjes ne 2013-tën…VITI ZERO??!!
Erdhi me premtimin e “votës së lirë” dhe “Rilindjes”, por përfundoi duke u sjellë sikur vendi, institucionet dhe qytetarët i përkisnin atij.

Demokracia nuk pranon pronarë. As protesta, as atdheu, as Shqipëria nuk janë pronë e askujt.
Kemi 14 vjet që luftojmë Rilindjen e nuk do të hesht përballë askujt që kërkon të rilindë të njëjtën mendësi me emër tjetër.
Lufta jonë nuk ka qenë kurrë për të ndërruar pronarin e Shqipërisë, por për t’ia kthyer Shqipërinë shqiptarëve.
Demokratët në shesh✌️✌️