• Home  
  • 15 vjet nga ikja e rregjisorit te madh Thoma Milaj….Nga Vangjel Agora
- Pa Kategori

15 vjet nga ikja e rregjisorit te madh Thoma Milaj….Nga Vangjel Agora

ARTISTËT NUK LARGOHEN KURRË. ATA VAZHDOJNË TË JETOJNË NË VEPRAT QË KRIJUAN , NË KUJTIMET E KOLEGËVE DHE NË DUARTROKITJET QË PUBLIKU UA RUAN NË ZEMËR Nga Vangjel Agora Me këtë bindje mora përsipër organizimin e mbrëmjes përkujtimore kushtuar 15-vjetorit të ndarjes nga jeta të “Mjeshtrit të Madh” Thoma Milaj. Nuk ishte thjesht një aktivitet […]

ARTISTËT NUK LARGOHEN KURRË. ATA VAZHDOJNË TË JETOJNË NË VEPRAT QË KRIJUAN , NË KUJTIMET E KOLEGËVE DHE NË DUARTROKITJET QË PUBLIKU UA RUAN NË ZEMËR

Nga Vangjel Agora

Me këtë bindje mora përsipër organizimin e mbrëmjes përkujtimore kushtuar 15-vjetorit të ndarjes nga jeta të “Mjeshtrit të Madh” Thoma Milaj. Nuk ishte thjesht një aktivitet artistik, por një detyrim moral dhe një shenjë mirënjohjeje ndaj njeriut që për gati dy dekada e pata pranë si regjisor, mentor, mik të ngushtë e pothuajse pjesë të familjes. Mbështetja, besimi dhe ndihma që më dha në rrugëtimin tim artistik mbeten ndër vlerat më të çmuara të jetës sime.

Mbrëmja e zhvilluar në Galerinë e Arteve të Sarandës u kthye në një manifestim të bukur respekti dhe dashurie për Thomain. Prania e jashtëzakonshme e qytetarëve, kolegëve, artistëve dhe miqve që e kishin njohur, si edhe emocionet, kujtimet dhe vlerësimet e tyre, dëshmuan se figura dhe vepra e tij vazhdojnë të jetojnë në kujtesën e Sarandës.
Një vlerë të veçantë i dha mbrëmjes edhe përshëndetja e nënkryetares së Bashkisë Sarandë, Manjola Nikollo, e cila vlerësoi figurën e Thoma Milajt si një nga personalitetet që i dha identitet jetës artistike dhe kulturore të qytetit, duke theksuar se nderimi për artistët është një detyrim institucional dhe qytetar. Me shumë emocion u prit edhe fjala e profesor Josif Papagjoni, i cili e vlerësoi Thoma Milajn si një nga regjisorët më të spikatur të varietetit shqiptar, një krijues që solli një frymë të veçantë artistike dhe la gjurmë të pashlyeshme në historinë e teatrit muzikor humoristik shqiptar. Momenti më prekës i mbrëmjes ishte fjala e djalit të Thomait, Edi Milaj, i ardhur enkas nga Korfuzi. I mallëngjyer dhe me lot në sy gjatë gjithë aktivitetit, ai mezi gjeti fjalët për të shprehur mirënjohjen e tij ndaj të gjithë organizatorëve dhe pjesëmarrësve, duke theksuar se respekti dhe dashuria që qyteti i Sarandës vazhdon të tregojë për të atin janë ngushëllimi dhe krenaria më e madhe për familjen e tij.
Falënderoj me zemër këngëtarët Pëllumb Zotaj, Sokol Hasani dhe Klejdi Lata, si edhe instrumentistët Kostaq Xuxi dhe Genti Xuxi, të cilët i dhanë mbrëmjes emocion e bukuri artistike. Mirënjohje të veçantë për Ladi Kodhelin, i cili me profesionalizëm realizoi montazhin e sekuencave filmike që pasqyruan jetën, krijimtarinë dhe vlerësimet e kolegëve e personaliteteve të artit për Thoma Milajn.
Një falënderim i sinqertë për të gjithë ata që ndanë kujtime, emocione dhe respekt,duke veçuar mikun tim aktorin Karafil Shena, si edhe për pjesëmarrjen në koktejlin miqësor që mbylli këtë mbrëmje të veçantë, duke e kthyer atë në një takim të ngrohtë mes miqsh, kolegësh dhe artdashësish.
Mirënjohje të veçantë për autorin dhe regjisorin Pëllumb Kulla, mikun e ngushtë dhe bashkëpunëtorin shumëvjeçar të Thoma Milajt, i cili, edhe pse nuk mundi të ishte i pranishëm, dha një intervistë me vlera të veçanta për jetën, personalitetin dhe krijimtarinë e Thomait. Vlerësimet e tij, të përfshira në insertin filmik të personaliteteve të artit, i dhanë kësaj mbrëmjeje një peshë të veçantë artistike dhe emocionale.
Një falënderim shkon për Eliana Shkurti, Drejtore e Kabinetit të Bashkisë Sarandë, për mbështetjen dhe përkujdesjen në organizimin e koktejit, si edhe për Skenografin Lefter Çeko e Ismail Murtaj, Drejtor i Qendrës Kulturore të Sarandës, për bashkëpunimin dhe ndihmën e çmuar në organizimin dhe realizimin e kësaj mbrëmjeje përkujtimore. Mirënjohje për kontributin dhe përkushtimin e tyre në nderimin e figurës së “Mjeshtrit të Madh” Thoma Milaj.
Mirënjohje të gjithëve! Sepse kujtesa është nderimi më i madh që mund t’u bëjmë artistëve që i dhanë shpirt qytetit tonë.