• Home  
  • Rama i dërgon hetimin tatimor Spiropalit
- Politikë

Rama i dërgon hetimin tatimor Spiropalit

Për shkak te situatës së tensionuar politike së fundmi brenda PS-së, mesohet se ndaj subjekteve të lidhura me familjarë të Elisa Spiropalit janë shtuar kontrollet nga administrata tatimore dhe janë kryer verifikime të persëritura në disa qytete. Sipas të njëjtave burime, hetimi tatimor eshtë shtrirë në biznese në Fier dhe Tiranë, ndërsa mesohet se janë […]

Për shkak te situatës së tensionuar politike së fundmi brenda PS-së, mesohet se ndaj subjekteve të lidhura me familjarë të Elisa Spiropalit janë shtuar kontrollet nga administrata tatimore dhe janë kryer verifikime të persëritura në disa qytete.

Sipas të njëjtave burime, hetimi tatimor eshtë shtrirë në biznese në Fier dhe Tiranë, ndërsa mesohet se janë ndërmarre edhe kontrolle të reja, pavarësisht verifikimeve të meparshme të kryera më herët gjatë këtij viti.

Gjithashtu, edhe policia ka ushtruar kontroll në një pronë të marrë me gira, ku eshtë ndërtuar një kapanon bujqesor, duke ngritur dyshime per ndërtim pa leje.

Pretendohet se objekti eshtë ndërtuar me leje të rregullt ndërtimi, duke i konsideruar këto veprime si një seri kontrollesh të persëritura ndaj aktivitetit të tyre ekonomik. Këto kontrolle të shtuara tatimore te familjarët e Spiropalit, shtojnë dyshimet për presion politik ndaj kësaj të fundit lidhur me deklaratat dhe qëndrimet e mbajtura së fundmi ndaj Ramës./Piranjat