• Home  
  • Si duhet ti kthejmë identitetin dhe funksionalitetin Banjave termale të Bënjës… Nga Vasil Gjika
- Opinion

Si duhet ti kthejmë identitetin dhe funksionalitetin Banjave termale të Bënjës… Nga Vasil Gjika

BANJAT TERMALE TË BËNJËS Këto ditë po shikojmë me shqetësim situatën hidrike të burimeve termale të Bënjës. Fotot e publikuara në media dhe rrjetet sociale japin një ngjarje të pakendshme të minimizimit deri në humbje të prurjeve gjeothermale.Unë me këtë postim dua të jem i dobishëm dhe të ndihmoj sadopak me sugjerimet e mija, lidhur […]

BANJAT TERMALE TË BËNJËS

Këto ditë po shikojmë me shqetësim situatën hidrike të burimeve termale të Bënjës. Fotot e publikuara në media dhe rrjetet sociale japin një ngjarje të pakendshme të minimizimit deri në humbje të prurjeve gjeothermale.
Unë me këtë postim dua të jem i dobishëm dhe të ndihmoj sadopak me sugjerimet e mija, lidhur me shqetësimin mbarëqytetar (përfshi dhe ato që e tepërojnë, apo politizojnë).
Së pari: duhet të gjenden materiale studimore hidrogjeollogjike të këtyre burimeve dhe të konsultohen nga eskpertë hidrogjeollogë dhe inxhinierë ndërtim/konstruksion. E rëndësishme është gjetja e të dhënave të prurjeve mesatare vjetore, plotave dhe sidomos presionit hidrostatik të burimit. (Në vitet ‘80 kanë ekzistuar studime hidrollogjike për ato burime, në Byronë e Projektimeve, Përmet).
Së dyti: të hetohet dhe pregatitet një relacion i detajuar mbi punimet e kryera, makineritë e rënda të përdorura (çekiç, ekskavatorë, sonda pilotimi, makineri vibrimi, etj që mund të jenë përdorur), imprenjime, torketime, pilotime me beton apo b/a, sidomos në bazamentin e vaskës dopjo apo nënshtresa që mund të jenë kryer. Ky hetim/relatim doemos duhet të jetë i sktë, i vërtetë dhe i sinqertë, pasi fshehja e të dhënave nuk na ndihmon. Nuk mendoj se janë kryer plasje, por nëse po duhet saktësuar, ku, si dhe sa.
Së treti, do të sugjeroja të prishen me urgjencë të gjitha muret e vaskave prej betoni apo b/a dhe që janë zonën e burimit të Lëkurës, të cilat kanë ushtruar kundër presion mbi burimin ujor. (Dëmtimi i formacionit të zonës së burimit dhe/apo rritja e presionit mbi/kundër burimit, me kusht teknik KTZ, nuk lejohen pasi rrezikojnë ndryshimin e rrjedhës në rrugë të tjera të nëndheshme). Ndërtimi ekzistues ka qënë perfekt dhe në respekt të këtij ndalimi duke mos krijuar kundërpresion dhe duke lejuar rrjedhën në çdo nivel dhe çdo drejtim, prej tipollogjisë të murit “të hapur”.
Së fundi: unë kam bindjen që prurjet “do të kthehen” në momentin e fillimit të rreshjeve, pse jo dhe më parë nëse do të identifikohet bllokimi/tamponimi që mund të ketë ndodhur dhe do të hiqet. (Kini parasysh një e tillë ngjarje i ka ndodhur vite më parë edhe “Syrit të Kaltër”, por pa këto rrethana rënduese).
Nuk duhet të mërzitet askush për ato punime prishje, pasi të gjithë do lumturohemi për kthimin e ujit termal magjibërës!