Pas një muaji hulumtimi arrita të gjej më në fund kush qëndron prapa protestës. Nuk të shkon mendja kurrë, por ja që e zbulova.
Qëndron qeveria.
Asnjë shërbim sekret i huaj nuk ka takat të çojë 50-60.000 shqiptarë nga kafja dhe plazhi. Vetëm qeveria mund ta bëjë. Si? Duke i trajtuar shqiptarët si lecka 13 vite rresht, duke u plaçkitur taksat, duke u marrë shpirtin me gjoba, duke u tallur me ta, duke u vënë deputetë si kali i Kaligulës dhe në fund duke i sharë që nuk janë mirënjohës.
Irani, Rusia, Greqia, Turqia dhe alienët kanë mbetur me gojë hapur nga organizimi i qeverisë sonë dhe kanë marrë shënime për herë tjetër.

