• Home  
  • Nga Aida Shehu: Rinovimi i Partise Demokratike duhet te jetë në funksion të forcimit të saj.
- Opinion

Nga Aida Shehu: Rinovimi i Partise Demokratike duhet te jetë në funksion të forcimit të saj.

Debati për rinovimin e Partisë Demokratike me figura të reja është i rëndësishëm dhe i domosdoshëm, por duhet të mbetet gjithmonë në shërbim të forcimit të saj ,te vlerave dhe te personalitetit .Duke lexuar një status të znj. Dava Marku , mu përforcua ideja se shumë demokratë kërkojnë më shumë vëmendje ndaj meritës, kontributit dhe […]

Debati për rinovimin e Partisë Demokratike me figura të reja është i rëndësishëm dhe i domosdoshëm, por duhet të mbetet gjithmonë në shërbim të forcimit të saj ,te vlerave dhe te personalitetit .
Duke lexuar një status të znj. Dava Marku , mu përforcua ideja se shumë demokratë kërkojnë më shumë vëmendje ndaj meritës, kontributit dhe përfaqësimit real të atyre që kanë qenë pranë kësaj force politike në çdo moment.
Partia Demokratike ka një pasuri të madhe me gra dhe vajza që prej vitesh kontribuojnë me integritet në politikë, arsim, shkencë, administratë dhe jetën publike. Ato kanë ndërtuar reputacionin e tyre me punë, përkushtim dhe seriozitet, duke fituar respekt në bazën demokrate dhe në shoqëri.
Mjafton të përmendim Eda Grimci , Edith Harxhi , Floriana Garo, Lili Sula , Ilda Zhulali , Mimoza Hajdarmataj , Andia Ullirin, Desata Xhetanin, Neada Stana,Mirela Tabaku , Eleina Qirici , Fjoralba Dizdari , Dava Marku , Blerina Gjyriqi , Blerta Gazidedja , Alketa Xhemalaj Lugaj , Enka Emiri Sallaku ,Marinela Sota ,Marku Irma, Ilirjana Kucana,Migena Belegu,Lorenca Hoxha ,e shumë të tjera që përfaqësojnë vlera të vërteta dhe kontribut të qëndrueshëm në këtë familje politike.
Kërkoj ndjesë për shumë emra të tjerë që nuk po i përmend, por lista është shumë më e gjatë dhe plot me zonja e zonjusha me vlera që meritojnë respekt të plotë.
Ky nuk është debat për individë apo për interesa personale, por për parime. Një forcë politike bëhet më e fortë kur vendos në qendër meritokracinë, integritetin dhe respektin ndaj kontributit real.
Çfarë mesazhi u japim të rinjve që studiojnë, punojnë dhe sakrifikojnë çdo ditë, nëse merita dhe dinjiteti nuk është kriteri kryesor i përfaqësimit? Çfarë besimi ndërtojmë te demokratët që kanë mbajtur gjallë këtë parti në momentet më të vështira?
Partia Demokratike forcohet kur bashkon vlerat më të mira që ka dhe i jep hapësirë njerëzve që gëzojnë respekt dhe besim në komunitet.✌️✌️✌️