• Home  
  • Divjaka kundër reformës territoriale/ Banorët thirrje për protestë sot në orën 18:30: Bashkia të mos shkrihet
- Aktualitet

Divjaka kundër reformës territoriale/ Banorët thirrje për protestë sot në orën 18:30: Bashkia të mos shkrihet

11:22, 31/07/2026 Banorët e Divjakës kanë reaguar me indinjatë për shkrirjen e Bashkisë së Divjakës dhe bashkimin e saj me Bashkinë e Lushnjes, në kuadër të reformës së re territoriale. Sipas banorëve, vendimi për riorganizimin administrativ nuk përputhet me realitetin ekonomik dhe social të zonës. Ata argumentojnë se Divjaka ka potencial të madh ekonomik, veçanërisht në […]

11:22, 31/07/2026

Banorët e Divjakës kanë reaguar me indinjatë për shkrirjen e Bashkisë së Divjakës dhe bashkimin e saj me Bashkinë e Lushnjes, në kuadër të reformës së re territoriale.

Sipas banorëve, vendimi për riorganizimin administrativ nuk përputhet me realitetin ekonomik dhe social të zonës. Ata argumentojnë se Divjaka ka potencial të madh ekonomik, veçanërisht në bujqësi, turizëm dhe burime natyrore, dhe duhet të vijojë të funksionojë si një bashki më vete.

Lexo edhe:

Reforma Administrativo-Territoriale e PS sjell shpopullim, centralizim dhe varfërim të mëtejshëm të vendit

Banorët kërkojnë që shërbimet publike dhe administrata të mbeten pranë komunitetit, duke kundërshtuar delegimin e tyre drejt Lushnjes.

“Divjaka ka kapacitetet e saj ekonomike dhe zhvillimore. Nuk ka arsye që kjo bashki të shkrihet dhe qytetarët të detyrohen të marrin shërbime në një tjetër qytet”, shprehen banorët.

Propozimi për bashkimin me Lushnjen ka sjellë reagime të forta në komunitet, ndërsa banorët kanë paralajmëruar vijimin e protestave.

Sot është bërë thirrje që protesta të zhvillohet sot në orën 18:30 në Divjakë, ku qytetarët pritet të shprehin kundërshtimin ndaj reformës territoriale dhe kërkesën e tyre që Bashkia e Divjakës të mos shkrihet.

© SYRI.net

Lexo edhe: