• Home  
  • Ai ishte Covid 19 një komplot/ Prifti: Ajo që dikur konsiderohej teori konspirative, tani është një e vërtetë e faktuar
- Aktualitet

Ai ishte Covid 19 një komplot/ Prifti: Ajo që dikur konsiderohej teori konspirative, tani është një e vërtetë e faktuar

Ai ishte Covid 19 një komplot/ Prifti: Ajo që dikur konsiderohej teori konspirative, tani është një e vërtetë e faktuar 09:18, 31/07/2026 Dëshmia e fundit e Dr. Anthony Fauci-t në Senatin Amerikan ka ngjallur debate dhe akuza të ashpra, duke u cilësuar nga analistët si një “maskaradë e madhe”. Sipas informacioneve të diskutuara së fundmi, Fauci […]

Ai ishte Covid 19 një komplot/ Prifti: Ajo që dikur konsiderohej teori konspirative, tani është një e vërtetë e faktuar

09:18, 31/07/2026

Dëshmia e fundit e Dr. Anthony Fauci-t në Senatin Amerikan ka ngjallur debate dhe akuza të ashpra, duke u cilësuar nga analistët si një “maskaradë e madhe”. Sipas informacioneve të diskutuara së fundmi, Fauci dyshohet se ka përdorur Amendamentin e Pestë plot 111 herë për të shmangur përgjigjet gjatë dëgjimit, një veprim që i ka shtyrë vëzhguesit ta krahasojnë atë me seancat e famshme të viteve ’50-’60 kundër bosëve të mafies njujorkeze, si Don Valachi dhe Vito Genovese.

Ajo që dikur konsiderohej një teori konspirative, tani po pretendohet si një e vërtetë e faktuar. Sipas zbulimeve që mendohet se vijnë nga ditari i tij personal, pretendohet se vetë Fauci ishte i bindur që virusi ishte prodhuar në laborator (“lab leak”) dhe se tregu i Ëuhanit shërbeu thjesht si një amplifikues i problemit. Për më tepër, pretendohet se ekspertët ishin tërësisht të qartë për efektet anësore dhe problematikat e vaksinave gjenetike që promovoheshin fuqishëm asokohe.

Lexo edhe:

‘Plan i errët për shqiptarët’/ Ismaili: Reforma territoriale e PS-së, projekt elektoral, jo në interes të qytetarëve

Mjeku Edvin Prifti i ftuar në “Kafe Shqeto” në Syri tv,  theksoi se i gjithë ky proces ka zbuluar një komplot të mirëfilltë të orkestruar nga një grupim njerëzish të pushtetshëm, përfshirë figura si Peter Daszak, presidenti i EcoHealth Alliance. Ky zhvillim ka ngritur pikëpyetje të forta mbi besueshmërinë e institucioneve shëndetësore, duke sugjeruar se informacioni i tyre ka qenë i kontaminuar dhe thellësisht i pabesueshëm që në janar të vitit 2020.

Flavio Qarri: Prifti nuk e di, kam përshtypjen duhet të jeni ndjerë pak a shumë si, po e them edhe këtë me batutë, si Berisha kur i hoqën “non grata”-n. Një fitore ndaj shtetit më të madh të botës.

Edvin Prifti: Nuk besoj se ka vend për satisfaksion nga ajo që ndodhi dje në Senatin Amerikan, e cila tregoi në mënyrë definitive maskaradën e madhe të shkaktuar, jo nga një njeri siç është Anthony Fauci, por nga një grupim njerëzish. Dhe pikërisht u vërtetua nga fakti që ai për 111 herë radhazi, pavarësisht deklaratave të mëparshme ku ai kishte thënë që “unë flas vetëm të vërtetën”, “besoni në shkencë”, “besoni në këtë”, e tjerë e tjerë, ai për 111 herë rresht thërriti Amendamentin e Pestë për të mos kthyer asnjë përgjigje. Duke na kujtuar seancat e Senatit Amerikan të viteve ’50-’60 me Don Valachi-n apo Don Vito Genovese-n, mafiozët e famshëm të pesë familjeve të mëdha të Nju Jorkut, të cilët bënin pikërisht të njëjtën gjë, duke kërkuar Amendamentin e Pestë.

Dhe e gjitha kjo vërtetoi që komploti dhe konspiracioni i vërtetë ishte fshehur pikërisht brenda njerëzve si Anthony Fauci me shokët e tij të tjerë, të cilët në përfundim dhe me fakte të pakundërshtueshme janë në ditarin e tij, ku ai thotë që ai është i bindur që virusi është një “lab leak”, është i prodhuar në laborator dhe tregu i Ëuhanit ishte vetëm amplifikuesi i këtij problemi. Ku ai është shumë i qartë në efektet anësore dhe problematikën e vaksinave gjenetike të promovuara prej tij. E pra, pikërisht në momentin që ne jemi përballë një konspiracioni, një komploti apo një projekti, quajeni si të doni juve, i bërë nga një grupim njerëzish të cilët sot janë përballë akuzave, një pjesë e tyre, si puna e Peter Daszak, presidenti i EcoHealth Alliance e tjerë e tjerë.

Në këtë moment, i gjithë informacioni që vjen nga ato institucione që tha edhe Doktor Dasho, që me të drejtë i kemi besuar, edhe i besojmë, por në rastin konkret, në momentin që ndodh një fenomen i tillë ku e vërteta fshihet, ku ata që thonë të vërtetën persekutohen apo eliminohen edhe fizikisht, atëherë i gjithë informacioni institucional i cili rrjedh më poshtë dhe që është, janë institucione të cilat janë në varësi të këtyre njerëzve, është një informacion i kontaminuar dhe relativisht i pabesueshëm. Dhe këtë e dinim që në krye të herës. Në momentin që kishim informacione të një fenomeni të tillë që në janar të vitit 2020, që sot po vërtetohet katërcipërisht. S’ka përfunduar akoma, kjo gjëja do vazhdojë, shumë emra do dalin, shumë fenomene të tjera do dalin. Këtu do jemi, të jemi gjallë dhe do t’i shikojmë të gjitha rresht.

© SYRI.net

Lexo edhe: