• Home  
  • Shefat e policisë në Sarandë ishin në gjumë, Demo: Do krijojmë Task Forcë, drejtuesit do të largohen
- Aktualitet

Shefat e policisë në Sarandë ishin në gjumë, Demo: Do krijojmë Task Forcë, drejtuesit do të largohen

13:18, 21/09/2026 ZMADHO TEKSTIN +Aa– Nga Elton Qyno – Syri.net Ministri i ri i Brendshëm, Ervin Demo, ka paralajmëruar shkrirjen e të gjithë zinxhirit komandues të komisariatit të Sarandës, që sipas tij, nuk ishte në gjendje ti përgjigjej në kohë ngjarjes së rëndë kriminale, ku mbeti i vrarë me 16 plumba, Artan Myrtaj. Lexo edhe: […]

13:18, 21/09/2026

ZMADHO TEKSTIN

+Aa–

Nga Elton Qyno – Syri.net

Ministri i ri i Brendshëm, Ervin Demo, ka paralajmëruar shkrirjen e të gjithë zinxhirit komandues të komisariatit të Sarandës, që sipas tij, nuk ishte në gjendje ti përgjigjej në kohë ngjarjes së rëndë kriminale, ku mbeti i vrarë me 16 plumba, Artan Myrtaj.

Lexo edhe:

Vrau gruan në banesë, gjykata cakton ‘arrest me burg’ në mungesë për 68 vjeçarin

Mësohet se Demo këto deklarata i ka bërë gjatë një takimi mesditën e sotme me Drejtuesit e Policive në Qarqe dhe kryepolicin Skënder Hitaj, të cilit i ka kërkuar ngritjen e një skeme riorganizimi të zinxhirit komandues të elitave në komisariatin e Sarandës.

Më tej Demo, paralajmëroi dhe ngritjen e një Task-Force me oficerë të zotë dhe me eksperiencë për goditjen e krimit në këtë zonë turistike, që thuajse çdo vit kthehet në temën e debatit mbi sigurinë e rendit.

Deklaratat e ministrit vijnë në një kohë, kur 24 orë më parë qyteti i Sarandës u trondit nga një vrasje, e cila ndodhi vetëm 67 metra larg komisariatit të Sarandës.

Vetë strukturat policore të këtij komisariati nuk ishin në gjëndje të reagonin shpejt, jo vetëm për të parandaluar ngjarjen por edhe për t’ju vënë në ndjekje autorëve të krimit, të cilët kryen vrasjen e Myrtaj në një distancë shumë të afërt me godinën e komisariatit.

Pamjet e rënda që u shfaqën më pas në media dhe u panë nga shumë qytetarë të Sarandës, treguan se më parë në vendngjarje kishte shkuar nëna e viktimës, Artan Myrtaj, se sa punonjësit e policisë së Sarandës.