Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të premte në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në kthesën e fshatit Hormovë.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Mercedes-Benz, i drejtuar nga Sejfulla Myftari, i njohur për publikun si aktori i humorit Cekja e Beratit, është përplasur me një automjet tip Ford, që drejtohej nga Baba Sheh Hormova.
Fatmirësisht, si aktori i humorit ashtu edhe kleriku i njohur nuk kanë pësuar lëndime nga përplasja.
Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

