• Home  
  • Kujtojmë Hasan Tahsinin, një nga mendjet më të ndritura të kombit shqiptar🇦🇱
- Pa Kategori

Kujtojmë Hasan Tahsinin, një nga mendjet më të ndritura të kombit shqiptar🇦🇱

Më 3 korrik 1881 u shua Hasan Tahsini, një figurë e shquar e mendimit shqiptar dhe një ndër themeluesit e Rilindjes Kombëtare. I lindur në Ninat të Konispolit, Hasan Tahsini u ngjit me meritë në majat e botës akademike, duke u bërë rektori i parë i Universitetit të Stambollit. Dijen dhe autoritetin e tij ia […]

Më 3 korrik 1881 u shua Hasan Tahsini, një figurë e shquar e mendimit shqiptar dhe një ndër themeluesit e Rilindjes Kombëtare.

I lindur në Ninat të Konispolit, Hasan Tahsini u ngjit me meritë në majat e botës akademike, duke u bërë rektori i parë i Universitetit të Stambollit. Dijen dhe autoritetin e tij ia kushtoi çështjes shqiptare, arsimit dhe zgjimit të ndërgjegjes kombëtare.

Ishte një veprimtar i rëndësishëm i Rilindjes Kombëtare, ndër nismëtarët e lëvizjes për shkollën shqipe dhe një intelektual që besonte se liria e Shqipërisë do të ndërtohej mbi arsimin, shkencën dhe kulturën.

🕯️Sot e kujtojmë me nderim një prej bijve më të shquar të Ninatit dhe të Shqipërisë, i cili na la bindjen se një komb përparon kur investon te dija, mbron identitetin e tij dhe u jep brezave arsim e kulturë.