• Home  
  • Një shesh i mbushur me shpresë. Një shesh i mbushur me qytetarë të lirë. Një shesh që kërkon mundësi, meritokraci dhe siguri për të tashmen e të ardhmen.
- Politikë

Një shesh i mbushur me shpresë. Një shesh i mbushur me qytetarë të lirë. Një shesh që kërkon mundësi, meritokraci dhe siguri për të tashmen e të ardhmen.

nga Klajda Gjosha – ish/Ministre e Integrimit Njerëz që e kanë mposhtur frikën dhe që sot e bëjnë të qartë se duan t’i thonë ndal arrogancës dhe shpërfilljes, mungesës së transparencës dhe përqendrimit të të gjitha pushteteve në një dorë. Çfarëdo që të ndodhë me këtë protestë, një gjë është më se e sigurt: ajo […]


nga Klajda Gjosha – ish/Ministre e Integrimit

Njerëz që e kanë mposhtur frikën dhe që sot e bëjnë të qartë se duan t’i thonë ndal arrogancës dhe shpërfilljes, mungesës së transparencës dhe përqendrimit të të gjitha pushteteve në një dorë.

Çfarëdo që të ndodhë me këtë protestë, një gjë është më se e sigurt: ajo do të ndryshojë një herë e përgjithmonë mënyrën se si konceptohet politika, qeverisja dhe trajtimi i qytetarit. E mbi të gjitha, do të ndryshojë përgjithmonë Shqipërinë, duke i dhënë fund një tranzicioni 30-vjeçar, të gjatë, të lodhshëm dhe rraskapitës për secilin prej nesh.

Shqipërinë Europiane nuk e bën politika, por qytetarët e këtij vendi dhe sot ata duken më të integruar se kurrë!