• Home  
  • Vijojnë me shpejtesi punimet në aksin rrugor Janinë – Kakavijë
- Biznes & Ekonomi

Vijojnë me shpejtesi punimet në aksin rrugor Janinë – Kakavijë

Një nga projektet më ambicioze dhe me rëndësi strategjike për infrastrukturën në Greqi ka hyrë tashmë në fazën e zbatimit, ndërsa punimet për ndërtimin e aksit të ri rrugor Janinë – Kakavijë po përparojnë me ritme të qëndrueshme dhe të shpejta. Ky projekt pritet të transformojë tërësisht lëvizjen e qytetarëve dhe transportin e mallrave, duke i dhënë […]

Një nga projektet më ambicioze dhe me rëndësi strategjike për infrastrukturën në Greqi ka hyrë tashmë në fazën e zbatimit, ndërsa punimet për ndërtimin e aksit të ri rrugor Janinë – Kakavijë po përparojnë me ritme të qëndrueshme dhe të shpejta.

Ky projekt pritet të transformojë tërësisht lëvizjen e qytetarëve dhe transportin e mallrave, duke i dhënë një shtysë të re zhvillimit të gjithë Greqisë veriperëndimore dhe marredhenieve me Shqiperine.

Sipas typosepeirou.gr, ndërsa vëmendja shpesh përqendrohet te projektet e mëdha urbane, zhvillimi rajonal në Epir po forcohet përmes këtij autostrade moderne, e cila do të integrohet në Korridorin Trans-Europian Orient/East-Meddhe në të ashtuquajturin “Korridori Blu”, duke lidhur Triesten me Kalamatën.

Vlera ekonomike e projektit arrin në 310 milionë euro, një investim që synon t’i japë fund izolimit të komuniteteve kufitare dhe malore. Aktualisht, punimet zhvillohen paralelisht në tre kantiere të ndryshme, ku ekipet e ndërtimit përballen me relievin e vështirë dhe të thyer të zonës.

Traseja është ndarë në dy segmente kryesore. Segmenti i parë përfshin rrugën nga Janina deri në Kalpaki, me gjatësi 46,4 kilometra, ku po ndërtohet një autostradë krejtësisht e re me gjashtë nyje të nivelit të ndryshëm, përfshirë edhe nyjen e Passaronës.

Segmenti i dytë shtrihet nga Kalpaki deri në pikën kufitare të Kakavijës, me gjatësi 23,1 kilometra, ku parashikohet rikonstruksioni i plotë dhe zgjerimi i rrjetit ekzistues rrugor.

Një nga elementët më mbresëlënës teknikë të projektit është ndërtimi i një ure gjigante me gjatësi 560 metra, e cila ndodhet tashmë në fazën e ndërtimit të themeleve për 14 hapësirat (spanet) e saj. Kjo urë do të shërbejë si lidhja kryesore që do të bashkojë aksin e ri me Autostradën Joniane (Ionia Odos)dhe Autostradën Egnatia.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara së fundmi, përfundimi dhe hapja e projektit për qarkullim është planifikuar për dhjetorin e vitit 2029. Ky konsiderohet një zhvillim shumë i rëndësishëm për rajonin, pasi pritet të rrisë ndjeshëm sigurinë rrugore, të përmirësojë lidhjet nderkufitare dhe të forcojë aktivitetin tregtar me vendet e Ballkanit Perëndimor.

#Janinë #JaninëKakavijë #ProjekteRrugore