• Home  
  • Sot, dita e 21-të e protestave antiqeveritare në Shqipëri
- Politikë

Sot, dita e 21-të e protestave antiqeveritare në Shqipëri

Shqipëria hyn sot në ditën e 21-të të protestave antiqeveritare, një lëvizje që nisi pas konfliktit për projektin në Zvërnec, por që me kalimin e ditëve është shndërruar në një revoltë më të gjerë qytetare kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, zgjedhje të parakohshme dhe ndryshim të kursit politik të […]

Shqipëria hyn sot në ditën e 21-të të protestave antiqeveritare, një lëvizje që nisi pas konfliktit për projektin në Zvërnec, por që me kalimin e ditëve është shndërruar në një revoltë më të gjerë qytetare kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, zgjedhje të parakohshme dhe ndryshim të kursit politik të vendit.  

Një pjesëmarrje shumë e lartë në tubimin e sotëm në Tiranë, ku u bashkuan shumë shqiptarë nga diaspora. Pas tre javësh protesta të pandërprera, dita e 21-të konsiderohet si një moment i rëndësishëm për vijimësinë dhe forcën e kësaj lëvizjeje qytetare.  

Sytë e opinionit publik janë drejtuar sot nga kryeqyteti, ndërsa mbetet për t’u parë nëse qeveria do të japë një reagim politik ndaj kërkesave të protestuesve ose nëse përplasja mes qytetarëve dhe pushtetit do të vazhdojë të thellohet.